Zyrtare / Ishte opsion i Milanit, por Lopetegui zgjedh londinezët e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 13:40

Zyrtare / Ishte opsion i Milanit, por Lopetegui zgjedh londinezët e Premier Ligës

Lajmi ka disa javë që qarkullon, tashmë është zyrtar. Julen Lopetegui është trajneri i ri i Uest Hem. Tekniku spanjoll pason David Mojes, i cili e udhëhoqi klubin londinez deri te fitimi i Ligës së Konferencës sezonin e kaluar.

lopeteguithingstoknow

 

Lopetegui ishte gjithashtu në radarët e Milanit për një kohë të gjatë përpara se drejtuesit e “djallit” zgjodhën t’i drejtoheshin një profili tjetër për të zëvendësuar Stefano Piolin.

Pas konfirmimit, Lipetegui kishte edhe disa fjalë për të thënë për këtë aventurë të re:

“Jam shumë i lumtur, para së gjithash, që mund të jem pjesë e të ardhmes së këtij klubi të madh

Ne do të përpiqemi të lëmë shenjën tonë. Ndjej se kemi një bazë fantastike dhe mendoj se vitet e fundit kanë qenë të shkëlqyera. Ambicia ime si trajner është gjithmonë të bëj më mirë dhe të arrij qëllime gjithnjë e më të mëdha, të inkurajoj dhe përmirësoj lojtarët.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"