ZYRTARE/ Ish-trajneri i Superiores transferohet në Kosovë, merr drejtimin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 22:07

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Superiores transferohet në Kosovë, merr drejtimin e…

Zekrija Ramadani është trajneri i ri i Dritës në Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

397473338_908231300752604_5513455874542378399_n

Ai ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit 2024/25. Ramadani më parë ka qenë tekniku i Flamurtarit dhe Egnatias.

Postimi i plotë

Zekrija Ramadani është treneri ynë i ri.

Kemi knaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trenerin shkupjan Zekrija Ramadani.

Ramadani është trener i njohur në futbollin kosovar, i cili ka fituar trofe me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit.

Klubi dhe Zeka kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Mirë se vjen Zeko

FC DRITA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"