ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Milanit “var këpucët në gozhdë” në moshën 32-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 20:37

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Milanit “var këpucët në gozhdë” në moshën 32-vjeçare

Ish-sulmuesi spanjoll, Bojan Krkiç, ka “varur këpucët në gozhdë” në moshën 32-vjeçari, teksa vendimin për të hequr dorë nga futbolli i luajtur e zyrtarizoi gjatë një ceremonie speciale me presidentin e Barcelonës, Laporta në “Auditorin 1899” të “Camp Nout’”.

krkic

Krkiç i cili në të kaluarën ishte krahasuar me Lionel Mesin si një yll në ngritje nga akademia e Barcelonës, u la si lojtar i lirë në muajin dhjetor të vitit të kaluar nga skuadra japoneze, Visel Kobe, teksa vendosi të tërhiqej.

bojan5

“Këto vendime nuk janë të lehta. Kam qenë larg shtëpisë për 12 vite dhe ndjehem i përmbushur profesionalisht. Doja ta shijoja fazën tjetër të jetës sime afër familjes sime. Nuk kam probleme fizike. Kam pasur tre lëndime, por jam rikuperuar, 100%.

Është një ndjenjë, është realiteti. Unë jam më i emocionuar për të bërë gjëra të tjera tani sesa për të vazhduar të luaj futboll. Unë jam mirënjohës për gjithçka që kam përjetuar. Kam luajtur për Barcelonën, kam luajtur me lojtarë të mëdhenj, kam fituar trofe dhe kam luajtur në liga të tjera. Por unë jam gati të filloj gjëra të reja tani”, u shpreh Krkic.

Krkic bëri debutimin e tij në ekipin e parë për Barcelonën në vitin 2007 në moshën 17 vjeçare e 19 ditë, duke thyer rekordin e Mesit për lojtarin më të ri që ka luajtur në një ndeshje të La Ligës.

Ai kaloi katër sezone me ekipin e parë të Barcelonës, duke shënuar 41 gola në 162 ndeshje përpara se të shitej te Roma në vitin 2011.

Klubet e tij të tjera evropiane përpara se të bashkohej me Stok Sit në vitin 2014 përfshinin huazimet te AC Milan dhe Ajaksi.

907175-19933421-2560-1440

Gjatë kohës së tij si lojtar, Krkic fitoi dy Liga të Kampionëve, tre La Liga, një Kupën e Botës për klube, një trofe të Eredivisie, Kupën e Kanadasë, Copa Del Rey dhe Superkupën e UEFA-s.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"