Zyrtare, Imami nënshkruan me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2016 | 18:32

Zyrtare, Imami nënshkruan me Kukësin

Eni Imami është zyrtarisht përforcimi i radhës i Kukësit. Mesfushori kryeqytetas ka nënshkruar ditën e sotme kontratë me nënkampionët e Shqipërisë.

imaniLajmi është bërë i ditur nga vetë 23-vjeçari, i cili nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram” ka njoftuar transferimin  te verilindorët dhe shprehet i lumtur për këtë aventurë të re.

Ndër të tjera, Imami ka falendëruar klubin e Dinamos për mundësinë e aktivizimit në radhët e tyre.

Postimi i mesfushorit

Faleminderit Dinamos per mundésin qe me dha keto vite te luaja per ate ekip ishte dicka fantastike uroj qe sa me shpejt te jet pjes e superiores aty ku i takon !!!nga sot zyrtarisht jam pjes e nji prej ekipeve qe beri histori ne kupat e europes dhe superligen shqiptare FK KUKESI!!!shum i lumtur dhe mezi po e pres kete sfide te re #neë#team#neë#challenge#fkkukesi#happy ???

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"