ZYRTARE/ Goditja e parë në merkato për Bajernin, kampionët prezantojnë mesfushorin e rivalëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 16:09

ZYRTARE/ Goditja e parë në merkato për Bajernin, kampionët prezantojnë mesfushorin e rivalëve

Konrad Laimer është zyrtarisht lojtari më i ri i Bajernit.

laimer

Kampionët e Gjermanisë kanë prezantuar goditjen e tyre të parë në këtë merkato, me mesfushorin që ka firmosur si lojtar i lirë.

26-vjeçari austriak i dha fund aventurës së tij me RB Lajpcig dhe e kishte paralajmëruar këtë transferim që përpara disa muajsh.

“Është një ëndërr e bërë realitet për mua. Bajerni është një nga klubet më të mëdha në botë. Do të jap çdo gjë për klubin dhe tifozët”, u shpreh Laimer, i cili firmosi një kontratë deri në vitin 2027 me bavarezët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"