ZYRTARE/ FSHF shkarkon Armando Cungun, Bulku merr drejtimin e një tjetër kombëtareje moshash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2023 | 22:05

ZYRTARE/ FSHF shkarkon Armando Cungun, Bulku merr drejtimin e një tjetër kombëtareje moshash

FSHF ka bërë zyrtare ndryshime në drejtimin e kombëtareve të moshave për këtë edicion. Vetëm 2 trajnerë nuk ndryshojnë, ndërsa është larguar nga drejtimi ish-trajneri i U19, Armando Cungu.

kombetare moshat

Sipas njoftimit të FSHF-së, të “paprekshëm” janë Armand Dama dhe Alban Bushi me kombëtaret përkatëse, ndërsa është “graduar” nga U17 në U19 Ervin Bulku. Emri i ri në strukturën e kombëtareve të moshave është ai i Ardi Beharit.

NJOFTIMI I FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se do të ketë disa ndryshime në stafet e ekipeve Kombëtare të moshave U-15, U-17 dhe U-19. Trajneri i Kombëtares U-15 do të vazhdojë të jetë Armand Damo, i cili do të jetë përgjegjës edhe për grup-moshën U-14.

Kombëtarja U-17 do të drejtohet në vazhdimësi nga trajneri Ardi Behari, i cili më parë ka drejtuar ekipin kuqezi U-18 dhe do të jetë. Behari do të jetë gjithashtu përgjegjës edhe për grup-moshën U-16.

Ndërkaq, trajneri Ervin Bulku, i cili deri tani ka drejtuar ekipin U-17 sezonin e fundit dhe që arriti të kalonte deri në fazën Elite Round të Europianit për moshën U-17, do të marrë drejtimin e Kombëtares U-19 dhe do të jetë përgjegjës për grup-moshën U-18.

Kombëtarja U-21 do të vazhdojë të drejtohet në sezonin e ri nga trajneri Alban Bushi dhe i njëjti staf teknik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"