ZYRTARE/ Flamurtari starton merkaton, nënshkruan me futbollistin kosovar
Sezoni i kaluar nuk u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin e Flamurtarit, teksa u mundën në “play-out” kundër Laçit duke humbur kështu mundësinë për t’u ngjitur në Superligë.
Megjithatë, ekipi vlonjat ka të njëjtat synime edhe këtë sezon, dhe për të arritur objektivat drejtuesit e klubit kanë filluar të “gërmojnë” në treg dhe të startojnë merkaton. Flamurtari zyrtarizoi ditën e sotme arritjen e marrëveshjes me futbollistin kosovar Trimror Selimi.
Sulmuesi i krahut të majtë, ka luajtur me ekipe si Prishtina, Ulpiana dhe së fundmi me Llapin në Kosovë, dhe tani po provon një aventurë të re në Kategorinë e Parë shqiptare. Lajmin e nënshkrimit të lojtarit, klubi e ka bërë të ditur me anë të një postimi në faqet e tyre zyrtare ne rrjetet sociale.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"