Zyrtare / Flamurtari bën përforcimin e parë, firmos mbrojtësi Ditmar Bicaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2017 | 11:34

Zyrtare / Flamurtari bën përforcimin e parë, firmos mbrojtësi Ditmar Bicaj

Flamurtari ka zyrtarizuar sot transferimin e parë në merkato duke filluar kështu ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri. Mbrojtësi lezhjan Ditmar Bicaj ka hedhur firmën në kontratë me vlonjatët dhe tashmë në vijim të karrierës së tij do të mbajë veshur mbi supe fanellën kuqezi.

bicaj flamurtari1

Në sezonin që lamë pas, Bicaj u aktivizua te Vllaznia dhe ishte një nga futbollistët kryesorë në repartin e prapavijës. Në Vlorë mbrojtësi do të gjejë sërish trajnerin Shpëtim Duro me të cilin ka punuar më parë te Skënderbeu dhe Partizani.

bicaj flamurtari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"