ZYRTARE/ E kërkonte me ngulm Milani, djali i ikonës Redondo refuzon kuqezinjtë dhe firmos te.. Mesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 21:11

ZYRTARE/ E kërkonte me ngulm Milani, djali i ikonës Redondo refuzon kuqezinjtë dhe firmos te.. Mesi

Federiko Redondo nuk do të bëhet pjesë e Milanit. Mesfushori argjentinas, ka vendosur që të refuzojë ofertat që ka marrë nga klubi kuqezi, teksa ka zgjedhur që e ardhmja e tij të jetë përkrah idhullit të të gjithë argjentinasve, Lionel Mesit.

redondo

Milani kishte rreth një vit që ndiqte mesfushorin me tipare mbrojtëse, djalin e ikonës Fernando Redondo, për ta transferuar nga radhët e Argentinos Juniors. Por lojtari në fund ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar në Europë, duke zgjedhur MLS-në dhe Inter Majemin.

Sigurisht, arsyeja kryesore ishte prania atje e Lionel Mesit, por edhe e një “mësuesi” të mirëfilltë për pozicionin në fushë të 21-vjeçarir, Serxhi Buskets. Kështu, Redondo ka nënshkruar sot një kontratë deri në vitin 2027 me klubin amerikan, duke preferuar që të vazhdojë zhvillimin e tij në MLS dhe jo në një kampionat shumë më prestigjioz si ai italian. Kostoja e transferimit të futbollistit i cili pritet që në të ardhmen të luajë me kombëtaren A të Argjentinës ishte rreth 8 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"