ZYRTARE/ Butrinti i Novit i merr tre titullarë Luftëtarit, firmos edhe ish-sulmuesi i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2023 | 13:24

ZYRTARE/ Butrinti i Novit i merr tre titullarë Luftëtarit, firmos edhe ish-sulmuesi i Partizanit

Butrinti i Kategorisë së Dytë është futur fuqishëm në merkato pas emërimit të trajnerit gjirokastrit, Neritan Novi. Synimet e klubit sarandjot pritet të jenë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Sot klubi ka zyrtarizuar katër afrime.

465465

Mario Mërkuri, sulmues, Alesio Kolonja, mesfushor, Xhuljano Buxhelaj, mbrojtës i djathtë. Të tre vijnë nga Luftëtari.

Ndërsa tjetri është Ardit Jaupaj, sulmues, që vjen nga skuadra e Valbonës. Ai gjithashtu ka qenë dhe pjesë e Partizanit pak vite më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"