ZYRTARE/ Besëlidhja gjen trajnerin e ri, emërohet një “i shtëpisë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2023 | 17:08

ZYRTARE/ Besëlidhja gjen trajnerin e ri, emërohet një “i shtëpisë”

Klubi i Besëlidhjes do të tentojë ngjitjen e menjëhershme në Kategorinë e Parë, pasi ra në fund të edicionit që sapo u mbyll te amatorët. Rënia për herë të tretë në histori në këtë nivel nuk u prit mirë dhe ekipi është thuajse i shpërbërë.

smajli

Por për të bërë kthesën, drejtuesit e klubit kanë vendosur që t’i besojnë skuadrën një emri të njohur të futbollit lezhjan. Ish-futbollisti Dritan Smajli është emëruar në këtë post dhe do të jetë ai që do të tentojë të ngjitë përsëri skuadrën në nivelet që kërkohet prej saj.

Smajli ka drejtuar në vitin e fundit ekipin e Veleçikut, por me mundësinë për t’u kthyer te klubi ku bëri fillimisht emër si futbollist e ku edhe mbylli karrierën e tij në fushën e lojës, ai ka pranuar ofertën që i është vërë dhe në sezonin e ardhshëm do të drejtojë skuadrën lezhjane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"