Postuar: Janar 31, 2023 | 12:46
ZYRTARE/ Bajerni bën goditjen e bujshme, prezantohet ylli që ka shkëlqyer me Mançester Sitin
Zhoao Kanselo është zyrtarisht futbollisti i Bajernit të Mynihut.
Mbrojtësi portugez është prezantuar nga klubi gjerman në rrjetet sociale, me 28-vjeçarin që do të luajë si i huazuar deri në fund të sezonit.
Bajerni gjithashtu zotëron të drejtën e blerjes, me Mançester Sitin që i ka kërkuar 70 milionë euro.
Gjithsesi rikthimi i tij te “qytetarët” duket i pamundur në verë, pas zënkave që ka pasur me trajnerin Guardiola.
PANORAMASPORT.AL
