Zv.trajneri Hadaj: Respektojmë kampionatin, ndryshimi te Tomori ka qenë i vonuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 15:59

Zv.trajneri Hadaj: Respektojmë kampionatin, ndryshimi te Tomori ka qenë i vonuar

Tomori do të respektojë kampionatin deri në fund edhe pse ka “siguruar” rënien një kategori më poshtë. Ndihmës tekniku i Tomorit Lisjan Hadaj, duke folur për ndeshjen e radhës ndaj Vorës, ka prekur edhe një tjetër detaj që lidhet me drejtimin e skuadrës, duke shprehur sigurinë se një lëvizje e mëparshme në kohë në drejtimin e Tomorit, nuk do ta kishte çuar skuadrën në këtë gjendje.

Iken DOBRONIKU dhe zv.trajneri Lisjan Hadaj

LISJAN HADAJ – “Nga ana jonë si staf teknik së bashku me futbollistët, jemi duke punuar pa asnjë lloj diferencimi sa i përket ngarkesës dhe impenjimit në punë. Dhe kjo vjen nga mënyra se si e konceptojmë punën nëpërmjet sjelljes profesionale, plus detyrimit kontraktual për klubin dhe Bashkinë, deri në fund të kampionatit. Ndeshjen me Vorën jemi duke e përgatitur mes një atmosfere pozitive brenda skuadrës, që vjen pas fitores në javën e kaluar me Burrelin, që duhet pranuar se ka ndryshuar klimën te skuadra jonë, duke i dhënë një tjetër impuls pozitiv futbollistëve, dhe veçanërisht atyre të rinj.

Duke parë këto zhvillime dhe ndryshimet e pësuara në një kohë të shkurtër, së bashku me kolegun Droboniku jemi të sigurt se ndryshimi te Tomori jo vetëm ka qenë i domosdoshëm, por edhe i vonuar në kohë. Edhe po të na ishte besuar, skuadra që në muajin janar e deklaroi me përgjegjësi të plotë dhe pa as më të voglën mëdyshje, që nuk do ta kishim diskutuar qëndrimin në kategori dhe do ta kishim shpëtuar Tomorin. Kjo, pasi e njohim më mirë ambientin dhe dinim si të motivonim futbollistët”, ka përfunduar numri dy i pankinës beratase Lisjan Hadaj.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"