Zoti shpëtoftë mbretin francez, “L’Equipe” nderon Mbapenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 22:46

Zoti shpëtoftë mbretin francez, “L’Equipe” nderon Mbapenë

Tridhjetë e gjashtë kilometra në orë, është shpejtësia absurde e arritur nga Kilië Mbape në një fushë futbolli gjatë vitit 2020. Nëse do ta mbante ritmin për 100 metra, atëherë me një kohë prej 9’49, ai do të përmirësonte rekordin e Husain Boltit.

_methode_times_prod_web_bin_e5ccedee-7485-11ed-8dd6-146590878cf8

Nuk jemi në ato nivele, por i sigurt është fakti që 23-vjeçari i PSG-së ka qejf të ushqehet me suksese. Golashënues i Kupës së Botës me 5 gola në katër ndeshje, Kilië është bërë edhe i pari lojtar që kalon shtatë golat e shënuara nëpër Botërorë përpara se të mbushë 24 vjeç.

Kjo arritje përbën një rekord që mund të pësojë përditësime nëse sulmuesi do të arrijë të shënojë përsëri. Me minimalisht një ndeshje në dispozicion, çdo gjë mund të ndodhë, por ndërkohë ka lënë pas Pelenë që kishte arritur të shënonte shtatë herë përpara 24 viteve.

Braziliani, në fakt, është edhe i vetmi që ka mundur të fitojë dy turne botërore përpara se të bëhej 24-vjeç dhe nëse Mbape ia del të shpallet kampion mund ta barazojë rekordin tjetër. Ndërkohë, golashënuesi nëpër Kupa Bote më i mirë është Miroslav Klose me 16 gola, por nëse Mbape ecën me këto ritme, gjasat janë për vendosjen e një primati të tij, çka do ta fuste përfundimisht në historikun e legjendave të futbollit.

FJALA E KAMPIONIT – Ndërkohë, arritja në çerekfinale shërbeu për të nxjerrë Mbapenë përpara mediave ku u prezantua si “Lojtari më i mirë” në ndeshjen e fundit të Francës. E djeshmja ishte konferenca e parë për shtyp që kur ka zbarkuar në Katar, me sulmuesin që deklaroi:

“Kupa e botës nuk është fiksim, por me siguri është turneu i ëndrrave të mia. Sezonin tim e kam bazuar pikërisht në këtë kompeticion. Doja të isha gati dhe gjithçka po shkon mirë për mua, por ka ende shumë për të bërë për qëllimin që i kam vënë vetes”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"