Zinçenko i përulet, Zhorzhinjo mirëpritet mes entuziazmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 18:58

Zinçenko i përulet, Zhorzhinjo mirëpritet mes entuziazmit

Arsenali po shijon kreun e tabelës dhe ndërsa duket i qetë në rrugëtimin e tij, drejtuesit u siguruan të kontribuonin edhe më tepër në këtë rrugëtim me transferimin e Zhorzhinjos nga Çelsi.

skysports-jorginho-arsenal_6042187

Shkëmbimi i fanellave londineze të italianit në këtë merkato dimri ka dërguar në qiellin e shtatë jo vetëm tifozët e “Topçinjve”, por edhe gjithë Arsenalin. Takimi i parë i mesfushorit me shokët e rinj dhe stafin, i dokumentuar nëpërmjet videove në faqen zyrtare të klubit, ka treguar qartazi ekzaltimin brenda klubit për mbërritjen e Zhorzhinjos.

Një nga episodet më të bukura është ai që përfshin Zinçenkon, që me përulësi i ka hapur rrugën italianit për të hyrë brenda ambienteve të londinezëve, një nga treguesit e parë që konfirmon se eksperienca dhe talenti i Zhorzhinjos janë më se të mirëpritura tek Arsenali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"