Zhiru përditëson rekordet dhe vendos në shënjestër Inzagin e Ibrën: Vetëm fillimi! Kur Milani shënoi golin e dytë, kuptova se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 11:05

Zhiru përditëson rekordet dhe vendos në shënjestër Inzagin e Ibrën: Vetëm fillimi! Kur Milani shënoi golin e dytë, kuptova se…

Me 36 vite e 33 ditë mbi supe, Olivie Zhiru u bë dje lojtari më i moshuar që përfshihet në të paktën tre gola në një ndeshje Champions-i. Mosha e tij e bën lojtarin e dytë më të moshuar që shënon më shumë se një gol. Përpara francezit një tjetër ish-milanist si FilipoInzagi që shënonte për herë të fundit kur ishte mbi 37- vjeç. Ndërkohë, Zhiru realizoi dhe asistoi për herë të parë në tënjëjtën ndeshje Championsi me fanellën e “Djallit”. Përpara tij, i fundit lojtar që kishte shënuar të paktën 4 herë në një sezon të Ligës së Kampioneve ka qenë Zlatan Ibrahimoviç që realizoi pesë herë në sezonin 2011-12.

ZHIRU 1

FJALA E BOMERIT – Golat i lënë vend statistikave dhe statistikat bëjnë tënjejtën gjë me fjalët. Të shkurtra, por shumëdomethenëse deklaratat e OlivieZhirusë pas dëlirit kundër Salburgut. Francezi dha një intervistë për “Spormediaset” dhe përveç analizës së zakonshme, ofroi edhe një prapaskenë në lidhje me festën e golit.

A ishte kjo mbrëmja e përsosur?

E tillë ishte. Për mua, por edhe për skuadrën. Jam krenar për shpirtin ekipor qëshfaqmë ndaj Salburgut. Donim shumë të dhuronim njëparaqitje të madhe dhe ia dolëm mbanë.

Sikur rezultoi më e lehtë se sa pritje?

Nuk do ta thoja pasi ata patën rastet e tyre dhe ne u treguam të zotë për t’i mbyllur. Në pjesën e para në vunë në vështirësi me preisonin e ushtruar.

Por në të dytën përfundoi gjithçka pas një minute…

Në fakt mund të kishim shënuar ndonjë gol më tepër sepse nuk na munguan mundësitë. Patëm aftësinë për të kuptuar momentet dhe gjetëm golin në fillim të pjesë së dytë. Mendoj se në atë moment ndehsja u mbyll.

Festuat duke bërë shkronjën ‘A’ me gishta. Ka ndonjë kuptim të veçantë?

E bëra për t’ia kushtuar golin Salmakersit.

Çfarë prisni nga faza tjetër e turneut?

Vjet ishim në grupin e vdekjes dhe ishte një përvojë e mirë, pavarësisht se zhgënjimi pas eliminimit ishte i madh. Sivjet e kaluam grupin dhe tani nuk duhet të mendojmë për asgjë tjetër përveç Specias.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"