Zhirona nuk njeh kundërshtar në Spanjë, mposht Valencian dhe ruan kreun. Humbje e thellë për Ivan Balliun
Zhirona duket se nuk njeh kundërshtar në Spanjës, ku me suksesin e fundit ndaj Valencias ka regjistruar fitoren e 12-të, krahas edhe dy barazimeve dhe një disfate. Zhirona, në kuadër të javës së 15-të në La Liga, triumfoi në shtëpi Valencias me rezultatin 2-1.
Valenca kaloi e para në epërsi, ku në minutën e 57-të shënoi Hugo Duro. Në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes vjen përmbysja e Zhironës. Në minutën e 83-të Stuani barazoi shifrat në 1-1, ndërsa dy minuta nga fundi, realizoi edhe golin e dytë duke i dhënë trepikëshin vendasve
Pas 15 javësh kampionat Zhirona ka 38 pikë dhe qëndron në krye të tabelës së klasifikimit.
Atletik Bilbao ka fituar me “poker”, 4-0, ndaj Vajekanos së mbrojtësit të Kombëtares, Ivan Balliu, i cili ka qenë titullar për miqtë në këtë takim.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"