“Zhgënjimi më i madh në 32 vite karrierë”, Qirjako: Do ringrihemi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2022 | 23:20

“Zhgënjimi më i madh në 32 vite karrierë”, Qirjako: Do ringrihemi…

Gramozi nuk e shmangu dot dramën dhe sezonin 2022-2023 do të luajë në Kategorinë e Tretë. Kurrë nuk e kishin menduar që do të shkonte kështu, por mendon Ilir Qirjako që të “ngrohë” disi zemrat e tifozëve. Ai është optimist dhe për “Panorama Sport” paralajmëron se do të ngjiten direkt, ndonëse rrëfen se fillimisht duhet të sigurojnë financat.

Qirjako

“Ishte zhgënjimi më i madh që kam përjetuar në karrierën time 32- vjeçare si trajner i Gramozit. Rënia ka zhgënjyer të gjithë kolonjarët kudo që ndodhen dhe me të drejtë. Ndaj, për të mos qëndruar më shumë se një sezon në këtë kategori inferiore, ne si staf na duhet të fillojmë nga puna që tani. Por më parë, duhet të afrojmë ndonjë sponsor për të ndihmuar… pasi në të kundërtën nuk do të kemi mundësi as të sjellim lojtarë cilësorë në Ersekë.

ilir qirjako

Kategoria e Tretë është shumë e fortë dhe për më tepër që luhet në kryeqytet, gjë që ka kosto. Duke filluar nga muaji qershor, do nis bisedimet për merkaton. Por, fillimisht duhet të siguroj financat që na duhen për të mbuluar shpenzimet. Shpresoj që biznesmenët kolonjarë, por edhe të gjithë presidentët që kanë ndihmuar Gramozin sezonet e fundit, të bashkohen për ta ringritur Gramozin në Kategorinë e Dytë. Nuk na shkon hiç që të konkurrojmë në ligën e tretë”, përfundoi trajneri.

KOÇO LILO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"