“Zhgënjim i përzier me gëzim, e sotmja është leksion”, Fakaj pas barazimit me Ishujt Faroe: Uzuni është larg nga ajo që presim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2023 | 0:26

“Zhgënjim i përzier me gëzim, e sotmja është leksion”, Fakaj pas barazimit me Ishujt Faroe: Uzuni është larg nga ajo që presim

Ervin Fakaj, ish-mbrojtës i Kombëtares shqiptare, mendon se stafi teknik duhet të analizojë mirë paraqitjet e fundit të kuqezinjve, që janë shfaqur larg pritshmërisë që ka për këtë ekip, sidomos pas barazimit pa gola me Ishujt Faroe.

bandicam 2023-11-20 22-55-16-631

“Sot besoj kishte mbingarkesë psikologjike që ndikoi në lojën e sotme. Ne padyshim kemi bërë rezultate fantastike por vazhdojmë të jemi një ekip në rindërtim dhe kjo e sotmja ishte një leksion që duhet kuptuar në mënyrën e duhur. Pritshmëritë ishin shumë të mëdha dhe besoj që nga ana teknike ata që e shohin në atë mënyrë kanë një farë zhgënjimi edhe pse është e përzier me ndjenjën e gëzimit se qëllimi final u arrit. Por nuk mund të japim performanca të tilla në ndeshje të cilat duhet t’i zgjidhim më mirë, në çdo drejtim.

Uzuni? Larg pritshmërive, nuk kam shpjegim se e shohim nga jashtë, rastet i janë dhënë. Trajneri i ka dhënë besim, ka pasur raste, nga fillimi e zëvendësues. Ka marrë minuta pothuajse në çdo ndeshje por të paktën në përformancën që ai ka dhënë me ekipin kombëtar, për mendimin tim është larg nga ajo që pres nga ai, Nuk jam afër tij, nuk e di se çfarë ndodh, por një diferencë e madhe mes klubit dhe këtu është e pakuptueshme dhe është thjesht nga ana psikologjike mendoj.”, tha për “SuperSport”, Fakaj pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"