Zhgënjehet Interi, objektivi kryesor i zikaltërve zgjedh të qëndrojë tek Real Madridi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 20:58

Zhgënjehet Interi, objektivi kryesor i zikaltërve zgjedh të qëndrojë tek Real Madridi

Naço Fernandez do të qëndrojë tek Real Madridi, të paktën edhe për një sezon. Mbrojtësi i ka ngrirë buzëqeshjen Interit duke qenë se ai ishte objektivi kryesor i zikaltërve.10

Sezoni i ardhshëm do të jetë i veçantë për Naçon, pasi ai do të ketë nderin të mbajë kapitenin e Real Madridit. Largimi i Benzemasë e lë mbrojtësin si lojtarin që ka kaluar më shumë sezone në klub, kështu që ai do të jetë përgjegjës për mbajtjen e shiritit që e akrediton atë si kapiten.

Ai iu bashkua klubit më 1 korrik 2001, në kategorinë e të miturve. Që atëherë, ai ka kaluar nëpër të gjitha kategoritë e klubit, duke debutuar me ekipin e parë në Mestalla, më 23 prill 2011 me trajnerin Zhoze Murinjo. Që atëherë ai ka fituar 23 tituj (pesë Champions, pesë Kupa të Botës për Klube, tre Liga, katër Superkupa Evropiane, dy Kupa të Mbretit dhe katër Superkupa Spanjolle).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"