Zhegrova i lë “targën” Mbapesë & CO, ylli i Kosovës zgjidhet lojtari më i mirë i muajit në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 20:49

Zhegrova i lë “targën” Mbapesë & CO, ylli i Kosovës zgjidhet lojtari më i mirë i muajit në Francë

Edon Zhegrova është shpallur lojtari më i mirë për muajin mars në Ligën 1 të Francës, duke lënë pas bashkëlojtarin e tij në ekip, Jonathan David, dhe yllin e PSG-së Vitinja, si dhe emra të mëdhenj të futbollit botëror si Mbape & CO. 

ZHEGROVA

Zhegrova ka qenë një nga figurat kryesore në formacionin e Lilë këtë sezon, duke ndikuar ndjeshëm në lojë me 11 gola të shënuar dhe 9 asistime në 41 ndeshje në të gjitha garat.

Në moshën 25-vjeçare, ai ka treguar veten si një nga talentet më premtues të futbollit dhe një kontribues kyç për ekipin e tij. Gjasat janë të mëdha që në merkaton e verës, Zhegrova të transferohet në ndonjë klub më të rëndësishëm në Europë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"