Zhang do titullin në derbi, karikon Lautaron me shokë për triumfin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 17:53

Zhang do titullin në derbi, karikon Lautaron me shokë për triumfin

Numri 7 në kulturën kineze konsidero het si një numër fatsjellës. Dhe Stiven Zhang është gati të nxjerrë një yll nga xhepi i pantallonave të tij. Nuk do të jetë në Milano, por në Kinë. Edhe aty e ka gati festën. Festën për numrin 7, sepse titulli që do të fitojë Interi do të jetë trofeu i shtatë për të si president.

zhang

Do të barazojë Anxhelo Moratin për numrin e titujve të fituar për t’u bërë pronari i dytë më fitues në histori. Nuk është një javë normale për Zhangun. Nuk është një periudhë si gjithë të tjerat, duke marrë parasysh se sa shumë po punon për të mbajtur ende në pronësi skuadrën e Interit. Dhe të gjithë janë në pritje, sepse për momentin është i fokusuar te derbi ndaj Milanit. Ajo është ndeshja që përjeton më së shumti.

TELEFONATA- “Ne jemi Milano” ka shkruar shpesh Zhang pas fitoreve në derbi. Është gati ta ribëjë sërish ditën e hënë. Është një ndeshje të cilën ai e vlerëson maksimalisht dhe për këtë arsye skuadra e ka të qartë që duhet patjetër ta fitojë ndeshjen për presidentin. Ai ka komunikuar me trajnerin Inzagi pas barazimit me Kaljarin dhe gjithashtu me skuadrën për ta karikuar në prag të duelit me Milanin.

Nuk do të jetë aspak një telefonatë presioni për futbollistët, por thjesht për të treguar se duhet të jenë thjesht të njëjtët dhe të mos bëjnë asgjë të jashtëzakonshme në këtë ndeshje. Interi thjesht duhet të bëjë Interin dhe presidenti ka besim që do të triumfojë kundër Milanit për të zyrtarizuar titullin kampion. Në kampin zikaltër të Milanos ka nisur thjesht numërimi mbrapsht për titullin dhe ka shumë ndeshje në dispozicion. Derbi është një ndeshje që ka një tjetër impakt dhe do të bënte xhiron e botës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"