Zguro bën heroin në minutën e 99-të, Struga e Shpëtim Duros merr kryesimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 20:46

Zguro bën heroin në minutën e 99-të, Struga e Shpëtim Duros merr kryesimin

Struga e Shpëtim Duros triumfoi ditën e sotme ndaj Voska Sport me rezultatin 1-0 duke iu falur golit të pogradecarit Vangjel Zguro në minutën e 99-të, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhe e penalltisë. Fale këtij triumfi kampionët në fuqi, kanë arritur të marrin kryesimin në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut, duke parakaluar kështu Shkupin.  

STRUGA FESTA

Ky ishte suksesi i 12-të në 17 javë për Strugën që gjithashtu ka regjistruar edhe 5 humbje, teksa udhëheq me një pikë më shumë se Shkupi, ndërkohë që në vendin e tretë ndodhet Shkëndija e Tetovës me 32 pikë.  

Vlen të theksohet fakti se Struga po kalon një moment të mirë, ku në 5 ndeshjet e fundit ka regjistruar 4 fitore. Ndërkohë në krahun tjetër skuadra tjetër shqiptare e Voska Sport renditet në vendin e parafundit me 17 pikë në 17 javë.  

STRUGA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"