“Zgjohet” Apolonia, vjen një kamerunas për sulmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2023 | 18:48

“Zgjohet” Apolonia, vjen një kamerunas për sulmin

“Zgjohen” tek Apolonia. Vetëm 48 orë larg mbylljes përfundimtare të merkatos, klubi e bën “sefte”. Fierakët kanë marrë një sulmues, duke kompletuar njëherë e mirë ofensivën, repart që ka shfaqur mjaft probleme në miqësoret e verës.

sdfsdffsdsdfsdf

Calice d’Or Nwatsock Ekoro quhet lojtari që ka zbarkuar dje në qytet dhe është vënë direkt nën urdhrat e stafit teknik. Bëhet fjalë për një kamerunas, i datëlindjes 2003. Pritet që të mbyllet edhe marrëveshja me të dhe direkt ta federojnë, që ta kenë gati për sezonin 2023-2024. Gjatë karrierës së tij ka luajtur vetëm në vendlindje, ndërsa kulmin e ka pasur me AS Lausanne de Yaoundé në sezonin 2021- 2022 (ekip që militonte në ligën e dytë). Pas paraqitjeve shumë të mira, tërhoqi menjëherë vëmendjen e një ekip elitar, po në Kamerun, por që militonte në ligën “Elite One”.

Kështu që në sezonin e fundit 2022-2023, ai ka qenë pjesë e rëndësishme e Gazelle FC. Me këta të fundit në 4 ndeshje, e ka gjetur 5 herë rrugën e rrjetës, duke treguar cilësi të mira në ofensivë. Gjithashtu në sezonin e fundit 2022-2023, nisur nga golat e realizuar me Gazelle FC në ligën e parë, është vlerësuar me trofeun prestigjioz si lojtari i ri më i mirë në Kamerun U-20.

HALILAJ – Seanca e djeshme rezultoi mjaft surprizuese. Nuk ishte Calice d’Or prurja e vetme tek Apolonia. Më saktë u vu re një ndryshim në radhët e stafit teknik, që ka ndryshuar totalisht nga vjet. I mbijetuari i fundit nga sezoni i shkuar ishte trajneri i portierëve, Eduart Miço. Por vetëm pak ditë larg startimit të kampionatit është vendosur përfundimisht edhe për largimin e tij. Zëvendësuesi i tij është gjetur menjëherë dhe do të jetë i mirënjohuri Argent Halilaj. Pas dy eksperiencave të fundit me Orikun e Labërinë, 40-vjeçari me origjinë nga Vlora ka përzgjedhur Apoloninë. Ka nisur menjëherë nga puna me ekipin e parë dhe në dispozicion ka dy portierë, titullarin Romeo Harizaj dhe zëvendësuesin Aldo Bushi.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"