Postuar: Prill 23, 2024 | 22:05
Zëvendësuesi i Tomas Tuhel tek Bajerni, në skenë shfaqen dy emra të rinj
Tomas Tuhel do të largohet nga Bajerni i Mynihut në verë dhe klubi bavarez ka nisur kërkimet për zëvendësuesin e tij.
Sipas Kristian Falk, Bajern ka ngushtuar zgjedhjet e tij në dy kandidatë: Ralf Rangnik, aktualisht trajner i kombëtares austriake, dhe trajneri i Aston Vilës, Unai Emeri.
Drejtuesit e bavarezëve e sheh Rangnik si zgjedhjen ideale deri në fund të sezonit të ardhshëm, veçanërisht nëse Çabi Alonso vendos të largohet nga Bajer. Alonso thuhet se është kandidati kryesor i Bjernit për një afat të gjatë.
Sa i përket Emerit, gjermanët janë të impresionuar nga arritjet e tij si trajner i Aston Vilës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"