Zëvendëson Ruçin e pezulluar, Jata “hedh dorshkën”: Apolonia nuk ka shans me Vorën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 16:59

Zëvendëson Ruçin e pezulluar, Jata “hedh dorshkën”: Apolonia nuk ka shans me Vorën

Vora kërkon t’i bëjë një mbyllje pozitive fazës së dytë të kampionatit duke mos e lëshuar vendin e tretë. Për ta konkretizuar këtë gjë kërkohet që të shtunën vorakët të fitojnë në shtëpi ndaj Apolonisë. Për këtë takim Vora ka mungesa të rëndësishme, portierin Shkëlzen Ruçi,  Xhuljo Tabakun që u ndëshkuan me kartonë të kuq në Lushnjë.

jata vora

Në vend të Ruçit, porta pritet që t’i besohet Arbër Jatës. Në lidhje me takimin me Apoloninë, portieri Jata për “Panorama Sport” u shpreh: “Kam patur shumë pak minuta në dispozicion këtë sezon, edhe për faktin se kampionatin e nisa me një penalizim nga sezoni i kaluar, që më kushtoi disa ndeshje.

Më pas pësova një dëmtim që tashmë e kam kaluar dhe jam gati për takimin kundër Apolonisë, duke ditur që portieri Ruçi është i pezulluar për këtë takim. Ne do të luftojmë vetëm për fitore dhe jam i sigurt se do ia arrijmë ndaj fierakëve. Do të mundohem ta bëj sa më mirë detyrën time që të mos lejoj asnjë gol. Jam optimist se sulmuesit tanë do të dalin shpejt te goli dhe në fund të marrim fitoren që na blindon në vend të tretë”.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"