“Zero tolerime ndaj Junajtid”, Tuhel i mbyll gojën kritikëve: Bajerni? Kur zbuta Nejmarin dhe Mbapenë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 10:40

“Zero tolerime ndaj Junajtid”, Tuhel i mbyll gojën kritikëve: Bajerni? Kur zbuta Nejmarin dhe Mbapenë…

Tomas Tuhel para pak javësh kaloi ditë të “trubullta” në pankinën e Bajernit, sidomos pas eliminimit të befasishëm në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë. U aludua në media se tekniku 50-vjeçar e kishte të vështirë të krijonte marrëdhënie solide me lojtarët, shto këtu edhe “përplasjet” me Joshua Kimishin.

tuhel

Megjithatë, Tuheli në konferencë për shtyp përpara takimit me Union Berlin, i vlefshëm për javën e 13-të në kampionat, i ka mbyllur gojën të gjithëve rreth komunikimit të brendshëm, duke prezantuar si rast special bashkëpunimin me “të llastuarit” e PSG-së Mbapenë dhe Nejmarin, gjatë kohës kur ai punonte në Paris.

AFTËSIA MENAXHUESE

“Është e vërtetë se kam pasur fatin të punoj me klube dhe lojtarët të kalibrit botëror në shtete të ndryshme, sikurse këtu në Mynih. Janë folur shumëçka për strategjitë e mia jo efikase për trajtimin e ekipit sipas mediave apo analistëve. Më vjen ndërmend puna me Nejmarin dhe Mbapenë. Të gjithë e dimë sesi janë ata. Gjetja e gjuhës së përbashkët me futbollistë kaq kërkues rezulton shumë e vështirë, por unë ja dola të mbaja grupin të bashkuar dhe arritëm deri në finalen e Championsit, e cila vazhdon të jetë rezultati më i lartë te parisienët”, tha Tuhel.

GRUPI

“Musiala është gati. I ka kaluar me sukses të gjitha ushtrimet e nevojshme. S’jam i sigurt nëse do e nisë nga pankina apo si titullar. Til duhet ti lejojë vendin Sanes ndaj Union, kjo për shkak të faktit se ka shpenzuar shumë energji në ndeshjen që u zhvillua në mesjavë. Përveç De Ligt, pjesa tjetër nuk ka shqetësim”.

DUELI ME JUNAJTID

“Do kemi mjaftueshëm kohë për tu përgatitur në vigjilje të javës së fundit të fazës së grupeve në Champions. Strategjia do jetë e njëjta, si në ndeshjen e fundit për ne. Kualifikimi si e para e grupit është e shkuar. Uria e ekipit mbetet gjithmonë konstatonte në dhënien e më të mirës, kështu që pritet një takim i dyluftuar në Mançester”, e mbylli Tuhel.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"