Zekiç e ka “gozhduar” në stol, Partizani zyrtarizon rinovimin e kontratës së talentit të Shpresave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2023 | 19:19

Zekiç e ka “gozhduar” në stol, Partizani zyrtarizon rinovimin e kontratës së talentit të Shpresave

Paulo Buxhelaj është një nga elementët nga të cilët Partizani shpreson të sigurojë një kontribut të rëndësishëm në të ardhmen. Edhe pse mbrojtësi i majtë ka përfunduar në stol që me ardhjen e trajnerit Zoran Zekiç, të kuqtë kanë vendosur r të rinovojnë marrëveshjen ekzistuese me të.

buxhelaj

Nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, klubi i kuq bëri të ditur se ka zgjatur deri në vitin 2027 akordin ekzistues me futbollistin 20-vjeçar, i cili është bërë pjesë e rregullt e formacionit të kombëtares Shpresa.

“Partizani njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Paulo Buxhelaj. Mbrojtësi 20 vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2027.

Klubi konkretizon pozitivisht të ardhmen e mbrojtësit të kampionëve, njëkohësisht pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues U-21”, shkruhej në njoftimin e Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"