“Zeka dhe Kahrimanoviç janë lojtarë kyç”, Deliallisi pas ndeshjes me Laçin: Lojë shahu, barazimi është rezultati më i drejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2023 | 19:26

“Zeka dhe Kahrimanoviç janë lojtarë kyç”, Deliallisi pas ndeshjes me Laçin: Lojë shahu, barazimi është rezultati më i drejtë

Erzeni doli me 1 pikë nga dueli me Laçin dhe pas sfidës ka folur pikërisht trajneri i shijakasve, Alfred Deliallisi.

bandicam 2023-10-27 19-11-19-625

“Ishte një pjesë e parë që kishim vështirësi, nga krahët sepse nuk bënim presion. Ndeshje pa intesitet, ishte lojë e lexueshme pothuajse nga ekipi im dhe ekipi i Laçit, ishte lojë shahu për mos gabuar dhe pësuar gol. Kishim më shumë raste për ta fituar, në fund të ndeshjes kishte disa episode që mund ta interpretonim më mirë, për mënyrën se si shkoi ndeshja, barazimi është rezultati më i drejtë. Çdo gjë varet nga stërvitja, mund të improvizojmë, do vendosim përpara lojtarët që janë më të përgatitur.

Zeka dhe Kahrimanoviç janë lojtarë kyç për mënyrën e mbajtjes së topit, mungoi edhe cilësia e të dyve, po të ishte Zeka dhe Kahrimanoviç ndeshja do të ishte një histori tjetër. Mungesat që kishim ditën e sotme ndikuan, dhe Maliqin sdua ta coj mbrojtës tipik, sepse është një lojtar që ja di cilësinë dhe mund të nxjerrë diçka nga hici. Kemi bërë mirë sot dhe me Partizanin me skemën 4-2-3. Alba është lojtar tipik numër 6, Migone s është tipik, por i kisha lënë detyra për të dubluar Ujkën, më bindet dhe i zbaton ato që unë i them. E di që po lodhen por këto janë mundësitë. Të kesh zgjidhje është luks, pozicionimi në bazë kundërshtarit që kemi përballë, do I vendosim në vendin e duhur dhe të caktuar”, deklaroi ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"