Zbuloi pas 16 vitesh se kishte rritur dy fëmijë që nuk ishin të tijët, ish-futbollisti i Çelsit dhe Realit bën kërkesë për divorc

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 21:39

Zbuloi pas 16 vitesh se kishte rritur dy fëmijë që nuk ishin të tijët, ish-futbollisti i Çelsit dhe Realit bën kërkesë për divorc

Xheremi Njitap, është një ndër legjendat e futbollit. Ai ka luajtur me ekipe si Njukasëll, Real Madrid dhe Çelsin. Së fundmi, kamerunasi 40-vjeçarë, ka divorcuar gruan e tij më akuza mjaft të çuditshme.

DbzZSz-VQAAm1Dh

Xheremi mendon se ka rritur për 16 vite, një çift binjakësh që doli se nuk ishin fëmijët e tij. Ata kanë lindur në vitin 2008, dhe tashmë ish-bashkëshortja e futbollistit, e kishte gënjyer këtë të fundit se ato ishin fëmijët e tij, por së fundmi kamerunasi zbulon se në fakt fëmijët, ishin të një personi që ish-gruaja e tij ka qenë në lidhje përpara se ata të martoheshin.

-800-0-1711207486ximg-920x5182024-03-23-09-50-47-2234180-896

Është e çuditshme të mendohet se ai ka kujtuar se këto 16 vite, ka rritur fëmijët e tij dhe i ka dashur si të tillë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"