Zbulimi i bujshëm në Spanjë: Pike i kërkoi Shakirës që të ktheheshin bashkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 21:06

Zbulimi i bujshëm në Spanjë: Pike i kërkoi Shakirës që të ktheheshin bashkë

Vargjet e këngës së fundit të Shakirës “unë me ty nuk kthehem, as nëse qan apo më lutesh”  duket se i përkasin realitetit të marrëdhënies së saj me Zherard Pike. Në Spanjë bëjnë të ditur se futbollisti ka kërkuar ribashkimin me këngëtaren kolumbiane, pa sukses.

pike shakira

Paparaci i njohur spanjoll Zhordi Martin, ka konfirmuar se gjithçka ka ndodhur vitin e kaluar. “Njerëzit pranë Shakirës më tregojnë që në prillin e kaluar ata kishin ndërprerë marrëdhënien e tyre. Një muaj më vonë, ai u pendua dhe u kthye në shtëpi, por nuk u bë asgjë dhe aty e vendosën që të mbyllnin përfundimisht gjithçka. Por Klara ekzistonte në atë kohë”, tha paparaci.

Sipas tij, Shakira i kishte falur disa herë tradhtitë Pike gjatë viteve, por në këtë rast kishte vendosmërinë që të mos i jepte një tjetër mundësi. “Ajo e kuptoi që Klara Kia nuk ishte si të tjerat”.

Por paparaci i njohur insiston se Pike dhe e dashura e tij janë më të bashkuar se kurrë, edhe pse flitej për një krizë mes tyre, sidomos pas këngës tallëse të Shakirës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"