Zbriti një kategori më poshtë, por klubi modest shqiptar krenohet me dyshen më të mirë sulmuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2024 | 21:36

Zbriti një kategori më poshtë, por klubi modest shqiptar krenohet me dyshen më të mirë sulmuese

Luzi 2008 ishte një nga skuadrat më simpatike në sezonin e fundit në Kategorinë e Parë, por nuk arriti që të mbijetojë, kështu që edicionin 2024-2025 do të militojë në Kategorinë e Dytë. Përveçse kishin një ekip me moshën mesatare më të re në kampionat, luznjakët sipkatën me emrat që patën në fazën sulmuese, ku Itodo Mandela, u shpall golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë me 19 gola.

MANDELA TRENI

Luzi 2008 ka pasur dyshen sulmuese më produktive në sezonin e fundit. Pikërisht, bëhet fjalë për Itodo Mandela dhe Patrik treni, të cilët të dy së bashku shënuan 33 gola në 33 javë kampionat. Sesa të rëndësishëm ishin këta dy lojtarë për Luzin e tregojnë statistikat e golave të shënuar, ku nga 41 që shënoi ekipi në gjithë sezonin, 33 mbajnë firmën e dyshes Mandela-Treni (19-14).

Për shkak të kësaj paraqitje të mirë, dy sulmuesit e rinj dolën në vitrinën e merkatos së verës, ku nigeriani Mandela në sezonin e ri pritet që të luajnë në Superiore me Dinamon. Në ditë në vijim pritet të mësohet edhe destinacioni i Patrik Trenit, për të cilin ka pasur zëra se mund të bëhet pjesë e Tiranës. Pas dy sulmuesve të Luzit vjen dyshja e golashënuesve më të mirë të Elbasanit, Bedri Greca dhe Arsen Leshi, të cilët së bashku shënuan 30 gola për verdheblutë në 33 javë kampionat.

LUZI

Greca e mbylli si golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit, me një gol më pak se Mandela i Luzit, me 18 gola. Ndërsa Arsen Lleshi shënoi 12 gola duke dhënë një kontribut të vyer në suksesin e Elbasanit, kampion i Kategorisë së Parë. Në vend të tretë renditet dyshja sulmuese e Vorës, Jasmin Rraboshta – Fatmir Prengaj me 29 gola.

Raboshta shënoi 16 gola, ndërsa Prengaj 13 gola. Disi larg tre çifteve të sulmuesve më të mirë të kampionatit vjen dyshja sulmuese e Kastriotit, Dejvid Kapllani-Joan Çela, me 18 gola, ku 14 i shënoi Kapllani dhe 4 Çela.

Në këtë rast duhet theksuar që Dejvid Kapllani i ka shënuar 14 golat për Kastriotin në gjysmë sezoni, pasi iu bashkua krutanëve në merkaton e janarit. Ndërsa te Bylisi golat kanë pasur një shpërndarje më të gjerë në numër futbollistësh, kështu që dyshja më e mirë golashënuesve e ballshiotëve është Abubakar Kamara – Kibe Xheferson me 17 gola (9-8).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"