Zaptim fushe dhe shishe mbi arbitrat, pasqyra e ndeshjeve finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 20:09

Zaptim fushe dhe shishe mbi arbitrat, pasqyra e ndeshjeve finale

Në infrastrukturë kemi pa diskutim progres. Stadiumet moderne në Shqipëri sa vijnë edhe shtohen (paçka se në shumicën e rasteve, vetëm për futboll nuk përdoren), por me frymë kaq optimiste nuk mund të flasim për atë që prodhon fusha e lojës.

korabi-flamurtari-2023-1024x536

Pa frikë mund të themi që kemi regres dhe një mungesë të theksuar besimi ndaj organizatorëve të garës. Pasqyrën më të mirë na e dhanë ndeshjet finale, nga Superiorja në Kategorinë e Parë. Po ndalemi vetëm në dy raste, ato më flagrantet. Jo më larg se të enjten e shkuar në Rrogozhinë plasi rëndshëm, teksa po luhej Tirana-Bylisi. Pas vërshëllimës së fundit në “Arena Egnatia”, tifozët zaptuan fushën dhe dhunuan që të gjithë arbitrat pa përjashtim.

3 ditë më vonë, konkretisht të dielën, skenë aspak të këndshme pamë në një tjetër arenë, këtë herë atë të “Demave”. Një gol i Korabit “tërboi” Flamurtarin. Sherri përfshiu gjithkënd mes dy ekipeve dhe në fund pati lumë shishesh e sendesh ndaj arbitrave. Në të dyja rastet, “shfryrja” ishte ndaj atyre që vendosin drejtësi…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"