Zakeroni: Mrekulli që jam gjallë, gruaja më gjeti në një det gjaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 13:19

Zakeroni: Mrekulli që jam gjallë, gruaja më gjeti në një det gjaku

Alberto Zakeroni është rikthyer të flasë pas aksidentit të 10 shkurtit të kaluar, kur e gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm ishte në shqetësim të madh për kushtet e tij, pas një rrëzimi me pasoja të rënda në shtëpinë e tij.

Zakeroni

I intervistuar nga “Corriere della Sera”, ish-tekniku i Milanit ka rrëfyer: “Jam gjallë nga një mrekulli, por nuk mbaj mend asgjë për kohën e kaluar në reanimacion. Gruaja ime më gjeti të shtrirë në tokë, në fund të shkallëve pa ndjenja. U rrëzova nga 8-10 hapa lartësi dhe ajo thotë se isha në një det gjaku. Për fat dëmet janë të pakta dhe së shpejti pres të rimarr patentën pasi edhe kam humbur disa gradë në shikim e duhet të rivlerësohem”.

Në dhomë ishte vetëm personeli mjekësor dhe asnjë familjar. I pash këmbët e mija dhe pasi kisha një muaj i shtrirë, më dukeshin si këmbët e një të moshuari. “Ku i kam muskujt?” ishte pyetja që bëja me mosbesim”, shprehet Zakeroni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"