Ylli Teliti kompleton stafin teknik të Besës, mbrojtësi Nurja “shigjeton” Vorën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 16:31

Ylli Teliti kompleton stafin teknik të Besës, mbrojtësi Nurja “shigjeton” Vorën

Në futbollin shqiptar është traditë që trajnerët vijnë “paketë” së bashku me ndihmësin. Pas Lorenc Pashjes, nga besa u largua edhe ndihmësi i tij Gjata. Dje është prezantuar dhe ka nisur punën edhe ndihmësi i Fidaim Haxhiut, që është një emër i njohur në futbollin kavajas, Ylli Teliti. A

joni nurja Besa

i ka drejtuar me vite Besa U-19 duke e nxjerrë edhe kampione të Shqipërisë. Kavajasit do startojnë fazën e tretë ndaj tre kundërshtarëve “big” duke e nisur nga Vora, pastaj me Elbasanin në “shtëpi” dhe transferetën e Ballshit. Për mbrojtësin Joni Nurja, një ndër titullarët e Besës, askush nuk duhet të harrojë se fanella që mbajnë veshur është e rëndë dhe mbart histori. Me këtë ndjenjë morali e përgjegjësie, ekipi do të udhëtojë drejt Vorës. Për Nurjen, ekipi është i plotë, ka më shumë shanse e besim se në Vorë do udhëtojnë me synim të vetëm marrjen e një rezultati pozitiv.

“Faza e tretë nis ‘zjarr’ për ne, por këta kundërshtarë nuk mund t’i evitojmë, qoftë në fillim apo fund. Madje, për mendimin tim më mirë që i heqim ‘qafe’ që në fillim rivalët e kreut. Vora ka ndërtuar një grup të mirë dhe rezultatet flasin vetë. Ju garantoj se edhe Besa nuk ka asgjë mangët krahasuar me Vorën. Diferencën e ka bërë vetëm efikasiteti i tyre para portës, ndërsa ne kemi falur aq shumë, dhe ja ku jemi. Rikthimi i Mustafa Ba dhe Ramillit para një jave, kanë bërë që të tre repartet t’i kemi të plota.

Ndaj Vorës do të hyjmë në fushë me besim të plotë. Mjafton një gabim, dhe djersa të ikën kot, apo e kundërta kur tregohesh pragmatist dhe kontrollon situatat si duhet. Uroj të kemi edhe pak fat. Askush nuk dyshon në lojën tonë cilësore dhe rastet e shumta që krijojmë në çdo përballje”, u shpreh Joni Nurja për gazetën. Mesfushori Dabo mbetet në dyshim, pasi u dëmtua ndaj Kastriotit. Në dy fazat e shkuara Vora ka arritur ta mundë Besën, madje për ironi të fatit kavajasit e nisën këtë kampionat pikërisht në Vorë, ku u mundën 4-2. Rastësia e solli që edhe fazën e tretë, Besa ta nisë përsëri me Vorën.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"