Ylber Ramadani jep asist, skuadra e mesfushorit kuqezi siguron pjesëmarrjen në Europë
Sezoni i Ylber Ramadanit në futbollin skocez po mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme. Futbollisti shqiptar me Aberdinin, ka siguruar sot praninë në kompeticionet europiane në verë dhe vetë mesfushori ishte protagonist në suksesin që çoi drejt këtij objektivi.
Aberdini mundi me shifrat 3-0 St. Mirren dhe goli i tretë, erdhi pikërisht nga asisti i mesfushorit shqiptar.
Kështu u siguruan tre pikë që blinduan edhe më shumë vendin e tretë në kampionat pas dyshes së pakapshme Sëlltik-Rejnxhrs, por që sollën edhe sigurinë matematike që Aberdini do të luajë në Ligën e Konferencës.
Take me home 🎶 pic.twitter.com/pHidAhUggH
— Aberdeen FC (@AberdeenFC) May 24, 2023
Për Ramadanin, ky ishte asisti i tretë i këtij sezoni, në të cilin ka shënuar edhe një gol me fanellën e skuadrës skoceze.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"