Yjet e Borusia Dortmund zgjedhin Shqipërinë për pushime, Xhan dhe Adejemi zbarkojnë në Green Coast

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2024 | 23:19

Yjet e Borusia Dortmund zgjedhin Shqipërinë për pushime, Xhan dhe Adejemi zbarkojnë në Green Coast

Kapiteni i Borussia Dortmund, Emre Xhan dhe sulmuesi Karim Adejemi, zgjedhin Green Coast dhe Shqipërinë për pushime.

866d90a3-3323-47e4-a4db-58263166ddcc (1)

Sipërmarrësi Samir Mane ka postuar një foto bashkë me lojtarët nga Green Coast.

“Nga koha që kalova me të dy kuptova që janë kampionë të vërtetë përtej futbollit. Suksesi nuk i është dhuruar por kanë punuar shumë dhe kjo i bën të jenë me këmbë në tokë dhe modestë.

Pavarësisht se një vend i vogël, Shqipëria ka shumë për të ofruar në turizëm për të gjithë.” thote Samir Mane në postimin e tij në Instagram.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"