Xhon Elkan shpalos planin e Juves: Fokusi te talentet, do të kemi një klub të qëndrueshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 14:25

Xhon Elkan shpalos planin e Juves: Fokusi te talentet, do të kemi një klub të qëndrueshëm

Xhon Elkan, në letrën drejtuar aksion erëve të “Exor”, rezervon disa pasazhe thelbësore për Juventusin, duke u fokusuar në momentin aktual dhe perspektivat e ardhshme të klubit bardhezi, për të cilin ai premton se nuk do të dorëzohet kurrë, ashtu si motoja e tij.

Elkann-John

“Viti 2023 përfaqësonte një vit tranzicioni. Nën bordin e ri të drejtorëve të kryesuar nga Xhanluka Ferrero, vëmendja iu kushtua zgjidhjes së çështjeve që po përballej me Drejtësinë Sportive, si në Itali ashtu edhe në Europë. Sezoni 2023- 24 është kështu Viti Zero, në të cilin klubi po hedh themelet për rikthimin e tij, si brenda dhe jashtë fushës”.

KAPITULLI II Më pas presidenti i “Exor”-it vendos edhe objektivat për t’u rikthyer në majat e futbollit europian dhe lavdinë që i takon klubit: “Kristiano Xhuntoli, i cili mbërriti në vitin 2023 dhe sapo u emërua ‘Drejtori më i mirë sportiv i vitit’ në ‘Globe Soccer Awards’ për punën e tij me Napolin vitin e kaluar, do të ndihmojë në formimin e së ardhmes së Juventusit. Skuadra synon të kthehet në Ligën e Kampioneve dhe tashmë ka konfirmuar praninë e saj në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s me formatin e zgjeruar në verën e vitit 2025. Me një fokus më të madh te talentet e rinj të gjeneratës së ardhshme (të cilët kanë dëshmuar vlerën e tyre këtë vit), Juventusi synon të ndërtojë një strukturë të qëndrueshme të kostos në përputhje me rregulloret e reja të UEFA-s”.

KAPITULLI III Pastaj Elkan përmendi njerëzit e Juventusit dhe moton e klubit që nuk bën kompromis me dorëzimin: “Nëse i njihni tifozët tanë, lojtarët tanë dhe shpirtin tonë, shprehja ‘deri në fund’ nuk do t’ju tingëllojë e re. Ajo mishëron vendosmërinë e klubit për të vazhduar të luftojë dhe kapërcejë fatkeqësitë, një bindje pikërisht e Edoardo Anjelit kur ai u emërua president i klubit më datën 24 korrik 1923. Që nga ai moment – përfundon Elkan – filloi një histori shekullore dashurie mes familjeve bardhezi dhe familjes sime. Një lidhje që në vitin 2023 e festuam me breza tifozësh në Itali dhe në mbarë botën, të gjithë të bashkuar nga dashuria për Juventusin. Forca Juve!”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"