Xherard Pike i thur elozhe Guardiolës: Ai është një gjeni, e pamundur të imitohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 11:50

Xherard Pike i thur elozhe Guardiolës: Ai është një gjeni, e pamundur të imitohet…

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Xherard Pike ka dhënë një intervistë për “ESPN Argentina”, ku ka komentuar tema të ndryshme rreth të kaluarës e të tashmes.

hjgh j

Mes të tjerave ai ka vlerësuar ish-trajnerin e tij te Barça aktualisht te Mançester Siti, Pep Guardiolën.

“Ai është një gjeni, për mua ai është trajneri më i mirë në histori dhe kjo thotë shumë. Është spektakolar sepse niveli i tij i kontrollit të asaj që ndodh në fushë, si i lexon ndeshjet, si e parashikon atë që do të ndodhë… ai i ka të gjitha. Ai është një gjeni dhe përkoi me brezin më të mirë i futbollistëve që ka pasur në Spanjë. Është e pamundur të imitosh Guardiolën, sepse ai ka ndryshuar mënyrën e të luajturit futboll”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"