Xhekson: Kjo kupë është për qytetin dhe tifozët, sezonin tjetër tentojmë titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2023 | 8:51

Xhekson: Kjo kupë është për qytetin dhe tifozët, sezonin tjetër tentojmë titullin

Kapiteni Xhekson Kenio ishte heroi i kësaj Egnatie, pasi mori përsipër të gjuante penalltinë në kohën shtesë, që i dha trofeun e parë skuadrës së tij. Edhe pse Ilion Lika grushtoi topin pas goditjes së brazilianit, ky i fundit insistoi dhe arriti të shënonte.

 

xhekson

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” pas ndeshjes, Xhekson rrëfen emocionet e tij, ndërsa këtë trofe ia dedikon qytetit të Rrogozhinës. Ai beson se Egnatia do të bëjë paraqitje pozitive edhe në Europë, pasi kanë një grup cilësor.

Xhekson nuk kënaqet me kaq, sepse sezonin e ardhshëm shpreson të fitojnë edhe titullin kampion. Sa i lumtur jeni për këtë trofe?
Jam shumë i lumtur, sepse më herët fituam një trofe në Kategorinë e Parë dhe tani ia dolëm të marrim Kupën e Shqipërisë. Dua t’i komplimentoj të gjithë, skuadrën, presidentin, trajnerët dhe lojtarët. Më vjen mirë që gëzuam edhe tifozët e Egnatias dhe kjo kupë u shkonedhe atyre.

Keni një dedikim për golin?
Të gjithëve, skuadrës dhe fansave. Na kanë mbështetur gjithnjë dhe më vjen mirë që i gëzuam.

Tani çfarë presim nga Egnatia në Europë?
Mendoj se ne kemi një grup tëmirë, lojtarë me cilësi. Por, e dimëqë nuk është e lehtë, por ne dotë luajmë fort dhe të bëjmë paraqitje sa më të mira aty.

A do ta tentojë Egnatia sezonin e ardhshëm titullin kampion?
Po, patjetër. Nëse është po kjo skuadër, do të kemi shanset tona edhe sezonin e ardhshëm për të tentuar kampionatin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"