“Vora është ndërtuar për elitën”, drejtori Tragaj: Synimet i arrijmë duke fituar çdo ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 12:22

“Vora është ndërtuar për elitën”, drejtori Tragaj: Synimet i arrijmë duke fituar çdo ndeshje

Vora pas humbjes në Lushnjë, e ka të vështirë edhe matematikisht për t’u ngjitur direkt në Kategorinë Superiore. Kjo humbje nuk kapërdihet lehtë, pasi distanca me kryesueset është bërë një “gropë e madhe”. Kështu që e vetmja mundësi e vorakëve mbetet, faza “play-off”.

vora

Ekipi ka nisur përgatitjet për kundërshtarin e ardhshëm që do të jetë një tjetër skuadër e zonës “play-off”, Apolonia, që i ka munduar në fazën e parë në Fier. Drejtori sportiv i Vorës, Bazjon Tragaj, për “Panorama Sport” u shpreh: “Kemi ndërtuar një skuadër, që të jetë pjesë e elitës. Për këtë është investuar në afrime cilësore dhe infrastrukturë.

Në Lushnjë humbën një mundësi matematikore për t’u ngjitur, pasi diferenca me kryesuesit u thellua shumë. Gjithsesi, ne nuk do të ndalemi në synimet tona  derisa matematika të mos funksionojë më. Do t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe skuadra ka si qëllim vetëm të kryej detyrat e saj që janë fitorja në çdo ndeshje të mbetur”.

ABDULLA DUSHKU  -PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"