VOLEJBOLL MESHKUJ/ Superliga përfundon sezonin e rregullt. Partizani e mbyll i pari, leksion Tiranës në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 13:20

VOLEJBOLL MESHKUJ/ Superliga përfundon sezonin e rregullt. Partizani e mbyll i pari, leksion Tiranës në derbi

Superliga e volejbollit të meshkujve ka mbyllur të shtunën takimet e sezonit të rregullt, me sfidat e javës së 14-të të kampionatit. Kryendeshja e javës ishte derbi i kryeqytetit ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, sfidë e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Vetëm pak ditë pasi i kishin dhënë leksion Erzenit, “demat” e Ylli Tomorrit likuidojnë edhe bardheblutë me rezultatin e pastër 3-0.

partizani tirana volej

Një sukses i merituar nga Partizani, që e përfundon kampionatin në vend të parë, por mbi të gjitha konfirmon formën e shkëlqyer në momentin më deciziv të sezonit, ku dhe do të vendosen fatet e titullit kampion.

Për sa i përket ndeshjes, Partizanit i mjaftuan 90 minuta lojë për të siguruar 3 pikët, duke u shfaqur superior në parket ndaj Tiranës së Arben Sakos. Pas një fillimi disi më të mirë nga bardheblutë, Partizani gradualisht mori kontrollin për ta fituar setin e parë 25-19.

Seti i dytë ishte më spektakolari i të gjithë ndeshjes, i denjë për një derbi. Set që shkoi me disa pikë shtesë, ndërsa në fund me një bllok fitues nga Ozokye, Partizani triumfoi 30-28.

Në setin e tretë dominimi i të kuqve ishte më i dukshëm, duke u përkthyer në shifrat 25-20, ndërsa protagonisti i pikës së ndeshjes ishte Andreu Flores. P

ër sa u përket paraqitjeve individuale, në suksesin e Partizanit spikatën Iuzuçuku Oforah me 19 pikë dhe Andreu Flores me 15.

Në radhët e Tiranës, pikëshënuesi më i mirë ishte argjentinasi Nahuel Lapera, me 18. Më këtë disfatë bardheblutë e përfundojnë sezonin në vend të tretë, ndërsa duhet që ta nisin nga para “play off”-i rrugën për të mbrojtur titullin, ku pritet që të gjejnë si Erzenin gjithashtu edhe Partizanin në një finale të mundshme.

Në ndeshjet e tjera Erzeni likuidoi Skënderbeun 3-0, për ta mbyllur në vend të dytë, me korçarët në vend të katërt. Studenti fitoi me përmbysje 3-1 ndaj Vllaznisë, ndërsa Teuta fitoi duelin e ekipeve që mbyllin tabelën, duke mposhtur Elbasanin 3-1 me përmbysje. Tashmë është radha e fazës para “play off”, me Tiranën që do të përballet me Studentin, ndërsa Skënderbeu sfidon Vllazninë.

0

R.GJINI/N.GOCI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"