VOLEJBOLL MESHKUJ/ Skënderbeu siguron 3 pikët e para, mund pastër Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 13:50

VOLEJBOLL MESHKUJ/ Skënderbeu siguron 3 pikët e para, mund pastër Teutën

Me takimin Teuta-Skënderbeu të zhvilluar të shtunën, Superliga e volejbollit të meshkujve ka ulur siparin e javës së tretë. Ndonëse sipas kalendarit fillestarë të FSHV-së kjo përballje ishte planifikuar për t’u luajtur në Durrës, me dakordësinë e të dyja ekipeve, ashtu sikurse edhe te femrat, takimi u zhvillua në Korçë.

skenderbeu volej meshkuj

Skënderbeu e dominoi të gjithë sfidën, duke fituar me rezultatin e pastër 0-3 në një hark kohor prej 62 minutash. Kjo ishte fitorja e parë në kampionat për korçarët e Arben Priftit, të cilët më parë ishin mundur në shtëpi nga Vllaznia dhe Erzeni.

Ndërsa në kampin durrsak, Teuta regjistroi humbjen e tretë, për t’u pozicionuar në vend të fundit. Për sa i përket ndeshjes, Skënderbeu komandoi në të tria setet, për t’i fituar thellë përkatësisht në shifrat 11-25, 15-25 dhe 14-25.

Debutim shumë i mirë për argjentinasin Matias Miranda në radhët e Skënderbeut, si shënuesi më i mirë i takimit me 16 pikë, i mbështetur nga Marildi Muasaka me 12.

Për Teutën askush nuk preku kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa shifrën më të lartë e shënoi Denis Rama (7). Tri ndeshjet e tjera të javës së tretë u zhvilluan më 29 shtator.

3232

Partizani mundi Studentin në derbi me rezultatin 0-3. Me të njëjtat shifra Tirana triumfoi në transfertë ndaj Elbasanit, ndërsa Erzeni fitoi 3-1 kundër Vllaznisë në shtëpi. Për sa i përket klasifikimit, Partizani dhe Erzeni ndodhen në me nga 9 pikë, por janë “demat” ata që mbajnë vendin e parë falë diferencës më të mirë të seteve.

Në javën e katërt Superliga e volejbollit të meshkujve do të dhurojë këtë përballje: Vllaznia-Partizani dhe TiranaStudenti të premten, ndërsa të shtunën Skënderbeu-Elbasani dhe Erzeni-Teuta.

798798798

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"