VOLEJBOLL/ Kupa, sot gjysmëfinalet e para për femra dhe meshkuj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2024 | 11:55

VOLEJBOLL/ Kupa, sot gjysmëfinalet e para për femra dhe meshkuj

Kupa e Shqipërisë në volejboll tashmë është futur në fazën më të nxehtë, teksa sot do të zhvillohet gjysmëfinalet e para për femra dhe meshkuj.

TR

Në radhët e vajzave ekipet e para që do të zbresin në parket janë Pogradeci dhe Tirana, të cilat do të matin forcat në orën 14:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, ndërsa në orën 15:30 në “Feti Borova” do të zhvillohet akti i parë i supersfidës ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut.

Skuadra fituese në fuqi e Kupës është Skënderbeu, ndërsa rekordin e triumfeve në këtë kompeticion e mban Dinamo me 21 trofe të fituar. Gjithashtu edhe në radhët e djemve, gjysmëfinalet dhurojnë takime interesante, teksa përballja e parë e ditës së sotme do të jetë në orë 17:00 në Korçë, me Skënderbeun që pret Tiranën. Më tej në orën 18:00 në pallatin e sportit “Feti Borova” do të luhet sfida ndërmjet Partizanit dhe Erzenit. Tirana është fituese në dy edicionet e fundit të Kupës, ndërsa edhe te meshkujt rekordin e mban ekipi legjendar i Dinamos me 18 suksese.

GHFH

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"