Volejboll femra/ Titulli kampion niset drejt Korçës, Skënderbeu mposht me përmbysje Tiranën në finalen e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 22:28

Volejboll femra/ Titulli kampion niset drejt Korçës, Skënderbeu mposht me përmbysje Tiranën në finalen e dytë

Skënderbeu në volejboll për femra ka mposhtur sot me përmbysje Tiranën me shifrat 1-3. Një fitore e madhe e vajzave korçare të drejtuara nga Orlando Koja, teksa duket se të shtunën janë gati të ngrenë lart edhe trofeun e titullit kampion.  

Skenderbeu festa

Dueli i sotëm ka pasur për protagoniste në setin e parë Tiranën dhe më pas Skënderbeu përmbys gjithçka, duke siguruar kështu suksesin e dytë në këto finale. Në rast se vajzat bardhekuqe triumfojnë edhe në duelin e ditës së shtunë, atëherë do të shpalleshin zyrtarisht kampionë të Shqipërinë.

169f45be656b4eeeb51269f5c398f61d 

Interesi në shkallët e pallatit të sportit “Tamara Nikolla” pritet të jetë i jashtëzakonshëm, me tifozët korçarë që kanë treguar një mbështetje të admirueshme për ekipin e volejbollit të femrave.  

Finalet sipas datave: 

Finalja 1 Skënderbeu-Tirana 3-0 

Finalja 2 Tirana-Skënderbeu 1-3 

ORA 17:00 Finalja 3 Skënderbeu-Tirana 27.04.2024 (E Shtunë) 

ORA 19:00 Finalja 4 Tirana-Skënderbeu 30.04.2024 (E Martë) 

ORA 17:00 Finalja 5 Skënderbeu-Tirana 03.05.2024 (E Premte) 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"