VOLEJ MESHKUJ/ Studenti befason Tiranën, Elbasani thyen Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 12:21

VOLEJ MESHKUJ/ Studenti befason Tiranën, Elbasani thyen Skënderbeun

Superliga e volejbollit të meshkujve ka zhvilluar dje dy ndeshjet e para të javës së 11-të, teksa ka qenë një ditë suprizash. Falë një paraqitje të shkëlqyer, Studenti ka shtangur Tiranën, duke i mundur kampionët në fuqi me rezultatin 3-2 në “Asllan Rusi”.

studenti tirana volej

Një sukses më se i merituar për ekipin studentor, që edhe në fazën e parë i kishte shpëtuar fitorja nga duart në përballjen me bardheblutë. Loja nisi më mirë për Studentin, që mori setin e parë 25-20, por bardheblutë reaguan në fraksionin e dytë, të cilin e fituan 21- 25, duke vendosur baraspeshën.

Seti i tretë ishte edhe më i bukuri i të gjithë takimit, teksa fillimisht dukej se po shkonte në favor të Tiranës, por më pas Studenti pati një reagim fantastik, duke triumfuar pas pikëve shtesë 29-27.

Kampionët nuk u dorëzuan dhe rikthyen ekuilibrat, duke dominuar në setin e katërt, të cilin e fituan thellë 14-25, për ta çuar ndeshjen me set final. Por skuadra e drejtuar nga lojtari-trajner, Kestrin Batalli, shpërtheu në setin final, teksa shkoi menjëherë në 8-2 për të fituar më pas 15-11, duke e mbyllur me festën e merituar në parket.

Një ndeshje heroike nga Studenti, i udhëhequr nga braziliani De Sousa me 24 pikë, kapiteni Gaxiri me 16 dhe Hotaj me 15. Për Tiranën nuk mjaftuan Ledion Martiro me 22 pikë dhe Oforah me 19.

03

Në ndeshjen tjetër Elbasani ka marrë fitoren e dytë sezonale, teksa mposhti Skënderbeun 3- 1 në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”. Një sukses që erdhi më përmbysje për ekipin e Fisnik Lushjanit, pasi ishin korçarët ata që e filluan më mirë ndeshjen, duke marrë setin e parë 19-25.

Në setin e dytë rivaliteti ishte shumë i lartë, me elbasanasit që ia dolën pas pikëve shtesë, duke fituar 26- 24. Edhe në setin e tretë loja ishte tepër e luftuar, por përsëri vendësit u treguan më të saktë, teksa fituan 25-23. Në fraksionin e katërt Skënderbeu harroi se si shënohej, me Elbasanin që fitoi 25-4, duke vulosur fitoren 3-1.

Thano me 17 pikë dhe Garunja me 16 ishin më të mirët në suksesin e verdhebluve, ndërsa për ekipin korçar nuk mjaftoi Matias Miranda, autor i plot 28 pikëve.

02

Java e 11-të mbyllet sot me ndeshjet Partizani-Vllaznia dhe Teuta-Erzeni.

01

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"