VOLEJ MESHKUJ/ Fitore të pastra, Partizani dhe Tirana prekin finalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 12:34

VOLEJ MESHKUJ/ Fitore të pastra, Partizani dhe Tirana prekin finalen e Kupës

Partizani dhe Tirana kanë hedhur nga një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, teksa kanë kaluar me sukses ndeshjet e para gjysmëfinale, respektivisht kundër Erzenit dhe Skënderbeut.

YTRYT

Sfida e parë gjysmëfinale e ditës së djeshme ishte ajo ndërmjet Skënderbeut dhe Tiranës, fituese prej dy edicionesh radhazi në Kupë. Një ndeshje që nuk dhuroi surpriza, teksa bardheblutë fituan me rezultatin e pastër 0-3 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”. Takimi nisi me rivalitet, teksa për të vendosur setin e parë u nevojitën pikët shtesë, me miqtë që fituan 24-26. Më pas për skuadrën e Arben Sakos ishte më e thjeshtë, me Tiranën që fitoi dy setet e tjera 16-25 dhe 17- 25, duke vulosur suksesin final në harkun kohor të 72 minutave.

sk

Më tej në mbrëmje në sallën “Feti Borova” ishte radha për gjysmëfinalet tjetër, me Partizanin që priste Erzenin. Një ndeshje që rezultoi më e thjeshtë nga sa pritej për të kuqtë e Ylli Tomorrit, të cilët triumfuan 3-0. Pas një nisjeje më të mirë të kryeqytetasve, shijakasit e Ilia Kojës arritën të reagonin duke barazuar 20-20, por në pikët e fundit Partizani u tregua më i saktë për të fituar setin 25-22. Edhe seti i dytë pa të kuqtë gjatë të gjithë kohës përpara, fraksion që u mbyll 25-21. Erzeni kërkoi ta rihapte sfidën, duke reaguar në setin e tretë, por me kalimin e minutave loja e miqve u “fik”, ndërsa Partizani e fitoi setin 25-19, për ta mbyllur 3-0, në një takim që zgjati 1 orë e 42 minuta. Më datë 28 shkurt do të jetë radha e gjysmëfinaleve të dyta, teksa Partizani dhe Tirana janë nga një fitore larg finales, ndërsa Erzeni dhe Skënderbeu do të bëjnë maksimumin për ta dërguar serinë me 3 ndeshje.

er gjy

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"