Vllaznia prezantoi Osmanin, Tirana del me njoftim zyrtar: I besuam detyrën e parë menaxheriale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2023 | 22:58

Vllaznia prezantoi Osmanin, Tirana del me njoftim zyrtar: I besuam detyrën e parë menaxheriale

Pas “divorcit” me Tiranën, korçari Tefik Osmani, nuk ka humbur kohë, për të nisur një tjetër aventurë në elitën e futbollit shqiptar, teksa ditën e sotme, klubi shkodran i Vllaznisë, njoftoi arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit, me drejtorin e ri sportiv.  

Halili Osmani Grenti

Pas zyrtarizimit të Osmanit nga Vllaznia, ka ardhur edhe postimi i klubit të Tiranës, i cili nëpërmjet faqes zyrtare, njoftoi që ka pranuar dorëheqjen e drejtorit sportiv, i cili pas 3 viteve bashkëpunimi me bardheblutë ndau rrugëtimin e tij. Ndër të tjera klubi theksoi se Tirana i besoi Osmanit detyrën e tij të parë menaxheriale, teksa në fund i uroi suksese korçarit në vazhdimin e karrierës.  

NJOFTIM I PLOTË I TIRANËS: 

Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka pranuar dorëheqjen e drejtorit sportiv Tefik Osmani.
Pas tre viteve bashkëpunim si bardh’ e blu, Osmani ndau rrugëtimin e tij me klubin, i cili i besoi edhe detyrën e tij të parë menaxheriale.
E falënderojmë Osmanin për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"