Vllaznia pret Bylisin, trajneri Miloti bën gati planin… Ja si mund të rreshtohen kuqeblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 18:48

Vllaznia pret Bylisin, trajneri Miloti bën gati planin… Ja si mund të rreshtohen kuqeblutë

Tekniku i ri i kuqebluve, Auron Miloti, mesa duket do të bëjë lëvizje me pikatore në formacionin e Vllaznisë, në krahasim me 11-shen që hidhte në lojë Josa.

mil

Raportohet që për ndeshjen e së shtunës në 15:00 ndaj Bylisit, Miloti do të bëjë vetëm pak ndryshime, kushtëzuar nga lodhja e lojtarëve dhe dëmtimet. Gurishta pritet të kthehet si mbrojtës i djathtë dhe Juriç do të luajë krah Bulatoviçit në qendër. Në anën tjetër, Hakaj është i palëvizshëm. Në mesfushë Jonuzi dhe Boshnjaku priten titullarë, teksa ka një balotazh në mesfushë mes talentit Alivoda dhe shënuesit më të mirë të skuadrës, Herald Marku.

Në ndeshjet e fundit ka luajtur nga minuta e parë talenti i akademisë, teksa Marku qe shndërruar në një rezervë luksi. Prej disa javësh është folur shumë në lidhje me Latifin dhe dyshimet nëse do të luajë titullar, por nuk do të ndodhë kështu. Ndaj ballshiotëve ai do ta nisë nga stoli. Miloti pritet t’i besojë Hoxhajt dhe Çobës në krahët e sulmit dhe në majë do të vendoset Balaj. Mund të pësojë ndonjë ndryshim minimal, por me aq sa është parë në stërvitjet e këtyre ditëve, ky pritet të jetë formacioni i Milotit, i cili debuton të shtunën si trajner i Vllaznisë. Kjo është eksperienca e tij e parë si trajner në Shqipëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"