Vllaznia pa “timonier”, ish-trajnerët e huaj kërkojnë të drejtojnë ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2018 | 13:02

Vllaznia pa “timonier”, ish-trajnerët e huaj kërkojnë të drejtojnë ekipin

Rënia e Vllaznisë në Kategorinë e Parë ka sjellë reagime të shumta, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë. Madje, ishtrajnerë të skuadrës shkodrane kanë shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e skuadrës me synimin për ta rikthyer në elitë. Bëhet fjalë për gjermanin, Ulrish Shulce dhe italianin, Baldo Raineri.

vllaznia-620x3501

Burime të sigurta pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se ishteknikët kanë shkuar edhe më tej, duke u dërguar mesazhe drejtuesve aktualë të klubit për të marrë “timonin” e skuadrës në kampionatin e ardhshëm. Ata janë shprehur se tani është momenti që të projektohet ajo Vllazni që ata kanë dëshiruar. Shulce e ka drejtuar Vllazninë në 2006-ën për disa javë, duke mos arritur ta mbyllte të gjithë kampionatin. Ndërsa, italiani Baldo Raineri e ka drejtuar skuadrën shkodrane në sezonin 2014-2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"